"Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të pastroja celulitin..."

“Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të pastroja celulitin…”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha nga pushimi në Porto Riko, në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet në bikini, shkruan rtv21.tv

29 vjeçarja ka treguar se nuk shqetësohet nga kilogramët e tepërt dhe se nuk zgjedh të përdorë Photoshop.

“Mbase duhet të kisha bërë photoshop barkun që ta bëja të dukej i sheshtë. Mbase duhet të kisha bërë photoshop këmbët që të dukeshin më të holla. Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të pastroja celulitin. Por nuk e bëra. Shoqëria mund të të tjetërsojë krejtësisht. Kështu duket një grua pa Photoshop në Instagram”, ka shkruar Bebe Rexha.

Bebe Rexha së fundmi ka rrëmbyer çmim në “BMI Pop Awards”. Artistja shqiptare me këngën “Meant to Be” u shpërblye me çmimin si “Kënga më e performuar e zhanrit pop”.

Bebe Rexha me këngën “Meant to Be” u shpërblye edhe në: “Billboard Music Awards” dhe “iHeart Radio Music Awards”.

Kënga “Meant to Be” është publikuar në tetor të 2017-së dhe deri më tani numëron mbi 765 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media