"Dëshirojë të kem një moment princeshas"

Loading...

“Dëshirojë të kem një moment princeshas”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbrëmë ka shkëlqyer gjatë parakalimit në tepihun e kuq në mbrëmjen më të rëndësishme të industrisë muzikore, “Grammy Awards”.

E veshur në një fustan të kuq e të gjatë, artistja shqiptare u shpreh që dëshiron që gjatë këtij parakalimit të ndihet si një princeshë, pasi që është edhe një moment i tillë për të pas dy nominimeve në këtë event.

Related image

Image result for bebe rexha grammys

Vëmendje të madhe mori ky parakalim i këngëtares shqiptare, pasi që muajin e kaluar Bebe përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, tregoi që disa disnejatorë të modës kishin refuzuar të vishnin artisten për këtë event me arsyetimin se përmasat e saj trupore ishin të mëdha.

Për të shoqëruar Beben në këtë event kaq të rëndësishëm ishin e gjithë familja e saj, shkruan rtv21.tv

Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori, atë të : “Artisti më i mirë i ri” si dhe “Bashkëpunimi më i mirë kantri/ performanca më e mirë duo”, por që fatkeqësisht nuk u shpërblye me asnjë çmim.

Ani pse nuk rrëmbeu asnjë çmim, artistja shqiptare u shpreh shumë e lumtur dhe krenare që ka qenë pjesë e një eventi kaq të rëndësishëm. “Faleminderit shumë për akademinë që më dhuroi një natë të mrekullueshme dhe nderin të jesh e nominuar në 2 kategori me artistë kaq të talentuar. Unë jam duke e organizuar një festë “win or lose”, sepse për mua fituese është të kem qenë e nominuar.“, ka shkruar artistja në një postim të bërë në Instagram./21Media