Bebe probleme me shëndetin

Bebe probleme me shëndetin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka njoftuar fansat e saj se ajo ka probleme shëndetësore dhe mbrëmë ka përfunduar në spital. 30-vjeçarja këtë e bëri të ditur përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

Përfundova në spital sot. Para 10 ditëve mora antibitoika, por gjendja më është përkeqësuar. Nuk do t’ia dëshiroja këtë askujt. Dita më e keqe ndonjëherë. Shpresoj të bëhem më mirë. Qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.


Bebe pas njoftimit në twitter ka publikuar edhe një tjetër status ku është shprehur se ndihet e firkësuar dhe  dëshiron  të bëhet më mirë.

“Nuk mund të gënjej, ndjehem e frikësuar. Thjeshtë, dua të ndjehem më mirë”, ka thënë Bebe.


Ndryshe, “You Can’t Stop The Girl ” është projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha. Kënga ka arritur mbi 10 milionë klikime në Youtube./21Media