Ditë e veçantë për Beben

Ditë e veçantë për Beben

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha sot feston ditëlindjen e 30-të, shkruan rtv21.tv

Bebe ka prejardhje nga Dibra e Madhe, dhe asnjëherë nuk e harron origjinën e saj shqiptare, për të cilën flet gjithmonë, shkruan rtv21.tv

Emri i saj vazhdimisht po përmendet për sukseset e saj në arenën ndërkombëtare ku edhe po lë gjurmë.

Këngëtarja filloi të këndonte kur ishte vetëm 4 vjeç,  ku ajo vazhdon ende të sjellë projekte të reja për adhuruesit e muzikës së saj, shkruan rtv21.tv

Beben e keni parë edhe si kompozitore ku ka shkruar këngë për artistë të njohur siË Selena Gomez. Kompozimi i saj “The Monster” u përfshi në albumin e Eminem – MMLP2, dhe u këndua në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Rihanna.

30 vjeçarja këtë vit mori çmime të ndryshme në disa prej eventëve më të mëdha të muzikës si: ”Billboard Music Award”, “BMI Pop Awards”. Ndërsa, për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, Bebe është shpërblyer si “Kënga më e mirë ritmike”, në njëren prej ngjarjeve më të mëdha të ndarjes së çmimeve, ”MTV Video Music Awards”.

Ndërsa projekti i fundit i Bebes është “Harder”, që e ka sjellë në bashkëpunim me Jax Jones. Ky projekt numëron mbi 10 milionë klikime. /21Media