Babai nuk i flet Bebes për skenat eksplicite në klip

Babai nuk i flet Bebes për skenat eksplicite në klip

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dje publikoi klipin e këngës “Last Hurrah”, e cila ishte e mbushur me skena të nxehta dhe provokative.

Megjithatë bukuroshja me këto skena ka dashur që ta bartë një mesazh për publikun. “Mesazhi i videoklipit, mos e gjyko dikën vetëm pse ai ka mëkatuar më ndryshe se ti”, ka shkruar Bebe në Twitter.

Por edhe pse ajo këtë klip e ka bërë për kauzën e lartcekur, Bebe ka marrë kritika nga babai i saj, madje siç ka treguar vet këngëtarja ai nuk po i flet fare.

“Babai im ende vazhdon të mos më flas, pasi që pa videoklipin e këngës ‘Last Hurrah’”, ka shkruar Bebe Rexha në rrjetin social, Twitter./21Media