Artistja intervistohet nga fansat

Artistja intervistohet nga fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbrëmë ka ndarë kohë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit e saj në rrjetin social, Instagram.

Artistja në këtë rrjet numëron mbi shtatë milionë ndjekës, mirëpo ajo është shprehur e gatshme të ketë përgjigje për disa nga këto pyetje, shkruan rtv21.tv

Që nga pyetja se a ka të dashur, a është pjesë e shoqërisë ‘Illuminati” e deri tek ushqimet e preferuara, Bebe ka dhënë një “intervistë” të shkurtër për fansat e saj. Në mesin e këtyre pyetjeve ishte edhe ajo se “A keni ndonjë operacion plastik?” dhe këngëtarja iu është përgjigjur se nuk ka pasi që frikësohet shumë për të bërë një të tillë.

Në pyetjen se kush është personi që ka më së shumti ndikim në jetën e artistes shqiptare, Bebe u përgjigj që është mamaja e saj. Gjithashtu, këngëtarja tregoi që nuk e ka problem të krijojë një lidhje me një person, i cili nuk ka famë.

Bebe Rexha së fundmi performoi në “Times Square” të New York-ut, në natën e ndërrimit të moteve./21Media

 

View this post on Instagram

 

This has been a dream come true. I can’t think of any other way to celebrate the new year then in Times Square.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on