Këngëtarja së shpejti me “Last Hurrah”

Loading...

Këngëtarja së shpejti me “Last Hurrah”

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha përmes një postimi në Instagram ka treguar se më 15 shkurt do ta publikojë këngën e saj më të re.

Kënga e re e Bebes do të titullohet “Last Hurrah”, shkruan rtv21.tv.

“Last Hurrah” vjen pas këngës “I’m a Mess”, e cila ishte renditur në vendin e 350të në toplistën e Billboard “Hot 100” më 2018.

Kujtojmë se Bebe Rexha në “Grammy Awards” është e nominuar në dy kategori, “Bashkëpunimi më i mirë country/Performanca më e mirë në grup” me këngën “Meant To Be”, e cila është në bashkëpunim me Florida Georgia Line, si dhe “Artistja më e mirë e re”.

Ndarja e çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet më 10 shkurt  dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “CBS”./21Media