Rita ia dedikoi disa fjalë asaj

Rita ia dedikoi disa fjalë asaj

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është ndër të paktat femra të industrisë së muzikës që shprehet hapur për çdo çështje të saj. Së fundi përmes një postimi në Instagram tregoi se si një personazh nga industria muzikore e kritikoi atë për postimin e fotografive provokative, me pretekstin se është e moshuar.

“Jam tekstshkruese dhe postoj fotografi seksi në Instagram, diçka çka nuk duhet të bëjnë tekstshkrueset e moshës sime. Jam 29-vjeçare. Jam ngopur duke qenë e mbyllur brenda kutisë. Unë i krijoj rregullat e mija”, shkroi ndër tjerash artistja, duke treguar se në fund të muajit i mbush 30 vjet dhe se nuk e ka në plan t’i ik moshës.

“Do të festoj për moshën time, sepse e dini çfarë, jam më e mençur, më e fuqishme dhe MË BESONI, jam më e dashur, sesa para 10 vjetësh.”, shkroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

I recently had a MALE music executive tell me that I was getting too old and that my brand was “confusing.” Because… I’m a songwriter and I post sexy pics on my Instagram and that’s not what female songwriters are suppose to do, especially for my age. I’m 29. I’m fed up with being put in a box. I make my own rules. I’m tired of women getting labeled as “hags” when they get old and guys get labeled as sexy with age. Anyways, I’m turning 30 on August 30 and you know what, I’m not running away from it. I’m not gonna lie about my age or sing songs that I feel will sell better because they sound “younger.” I’m gonna celebrate my age because you know what, I’m wiser, I’m stronger and TRUST ME I’m a much better lover than I was 10 years ago.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Në mbrojtje asaj i doli edhe superylli tjetër botëror me prejardhje shqiptare, Rita Ora.

“Tekstshkruesja ime seksi. Ti je e bukur, po bëhesh edhe më seksi me moshën dhe talenti dëshmon gjithçka! Vazhdo t’i krijosh rregullat”, i shkroi Rita.

Pas saj komentoi edhe këngëtarja Taylor Swift, e shumë personalitete tjera nga industria e muzikës, por nuk mungoi as përkrahja nga fansat./21Media