Becker ka lënë pas Ter Stegen, Lloris dhe Kepa

Becker ka lënë pas Ter Stegen, Lloris dhe Kepa

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker sonte është shpallur portieri më i mirë për vitin 2019.

Në ceremoninë e “France Football”, Becker është vlerësuar më i miri, duke lënë pas Ter Stegen, Lloris dhe Kepa.

“Është nder i madh të jem këtu, me këta lojtarë të mëdhenj, si ferma ashtu edhe meshkuj. Ju gjithmonë na e bëni punën e vështirë”, tha Alisson.

Ndërkohë, ylli argjentinas, Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë të gjashtë në karrierë. 32-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që ka arritur të fitojë gjashtë Topa të Artë.