Beckham me super ofertë për Messin

Beckham me super ofertë për Messin

Shefi i Inter Miamit, David Beckham ka kontaktuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi për të biseduar për një transferim të mundshëm të lojtarit.

Sipas mediave spanjolle legjenda e Realit dhe United, i ka premtuar yllit argjentinasit super ofertë.

Messi është i lirë për t’u larguar nga Barcelona në qershor dhe për këtë gjë anglezi është duke shprehur interesim të madh. Argjentinasi me herët ka thënë se do të largohet nga “Camp Nou”, vetëm nëse do të merrte ndonjë ofertë nga ndonjë klub jashtë Evropës.