Bedri Hamza flet për pagesat e veteranëve të luftës së UÇK-së

Hamza tha se sot janë ndarë pagesat për muajin gusht, shtator dhe tetor

Ministri i financave Bedri Hamza, ishte i ftuar në “Argument Plus”, në RTV21, ku u diskutua për shumë tema aktuale.

Ai foli edhe për pagesat e veteranëve të luftës. Ministri tha se ishte problem sigurimi i mjeteve 26 milionë më tepër  që janë dashur të sigurohen. Problem tjetër sipas tij ishte edhe ligji i buxhetit “Ka pasë në specifik edhe brenda ligjit të buxhetit i cili e ka kufizuar dhe pamundësuar pagesën më të lartë se 38 milionë, andaj është dashur të largohet ky nen prej ligjit të buxhetit, të sigurohen paratë dhe të bëhen pagesat.”, tha ai.

Hamza shtoi se sot ligji është hy në fuqi dhe  është ekzekutuar çeku i pagesave për këto kategori. “ Përfshihen pagesat e prapambetura gusht shtator dhe tetor dhe pastaj do të vazhdojmë me pagesat e rregullat dhe kryerjen e obligimeve sipas legjislacionit.”, theksoi Hamza./21Media

 

 

Back to top button