“Beerfest Kosova” i përket një formati argëtues dhe promovues

“Beerfest Kosova” i përket një formati argëtues dhe promovues

Festivali tradicional i birrës “Beerfest Kosova”, vjen për herë të nëntë në Prishtinë më shumë birra dhe me një program artistik të një festivali spektakular ndërkombëtar.

“Beerfest Kosova” do të mbahet në parkingun prapa Pallatit të Rinisë, në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.

Sipas organizatorëve të “Modus” sivjet adhuruesit e birrave do të kenë një mundësi unike që përveç kënaqësisë dhe freskimit me birrat më të mira vendore dhe ndërkombëtare, të shijojnë edhe një program artistik që i konkurron festivaleve më të mëdha të muzikës në rajon.

“Beerfest Kosova” i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 5 net me radhë mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra nga më të ndryshmet me çmime promovuese.

Programi artistik i kompletuar do të publikohet me 10 korrik, por do të kemi artistë ndërkombëtarë dhe vendorë. Ajo çka mund të shpalosim në këtë moment është që Beerfest do të hapet me këngëtaren e mirënjohur Dhurata Dora në përcjelljen e DJ Bannzz të mërkurën me 24 korrik kurse do të përmbyllet me Red Hot Chili Peppers European Tribute të dielën me 28 korrik”, bëri të ditur, Ekrem Tahiri nga MODUS Events.

Përveç muzikës e birrave të ndryshme, këndit të ushqimit e pijeve joalkoolike, vizitorët do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore.

Beerfest do të jetë aktiv nga ora 17:00 ku do të ketë shumë lojëra dhe gara të ndryshme me birra.