Befasi në samitin e shteteve anëtare të grupit G7 në Itali

Refuzohet kërkesa e Britanisë, nuk ka sanksione shtesë kundër Rusisë!

Në takimin e përfaqësuesve të shteteve anëtare të grupit G7, i cili po zhvillohet në Itali, sot ndodhi një kthesë e papritur, pasi që në momentin kur të gjithë ishin të mendimit se shtetet më të industrializuara në botë do të arrijnë një marrëveshje për një pako të re të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të përkrahjes që Moska po i jep presidentit të Sirisë, BasharAlAsadit, marrëveshja megjithatë nuk u arrit, shkruan rtv21.tv

Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të grupit G7 tentuan të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket marrëdhënieve të Rusisë me Sirinë dhe me Asadin, në veçanti pas sulmit me armë kimike, të ndërmarrë javën e kaluar nga forcat siriane. Shefat e diplomacisë së shtatë shteteve u pajtuan se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës me Asadin si President, por nuk arritën pajtimin sa i përket reagimit ndaj sulmit me armë kimike, me disa ministra të cilët refuzuan që të japin pëlqimin për sanksione shtesë kundër Rusisë dhe Sirisë.

Për sanksione shtesë këmbënguli ministri i Jashtëm i Britanisë, BorisXhonson, por kërkesa e tij u kundërshtua nga ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Italisë. Një burim nga qeveria e Britanisë tha se opsioni i sanksioneve mbetet në fuqi, por shtoi se epilogu i takimit të sotëm në Itali paraqet një goditje të rëndë për diplomacinë britanike.

Në takim në fund u arrit pajtimi se çdo vendim për sanksione potenciale shtyhet deri në përfundimin e hetimeve gjithëpërfshirëse për sulmin kimik nëIdlib dhe përderisa të mos zbulohen dëshmi bindëse për përfshirjen e Rusisë në këtë sulm.
Qeveria e Sirisë ka mohuar se qëndron prapa sulmit nëIdlib, si pasojë e së cilit u vranë 89 persona, ndërsa rusët kanë këmbëngulur se të gjitha armët kimike në Siri janë shkatërruar në vitin 2014 dhe se një pjesë e tyre është larguar nga territori i Sirisë, nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button