Kryetari 59 vjeçar

Kryetari 59 vjeçar

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, sot është befasuar nga disa bashkëpunëtorë në zyrën e tij.

Kryetari i Podujevës, njëherësh edhe Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu sot feston ditëlindjen e 59-të. Me këtë rast bashkëpunëtorët e kryetarit me një tortë ku shkruan “LDK, Urime kryetar“, e kanë befasuar Veliun, shkruan rtv21.tv.

E për këtë kryetari i falëndëroi edhe publikisht, përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

“E falenderoj stafin dhe disa nga bashkëpunëtorët e mi për befasinë që më bënë për ditëlindjen time 😀🎉🎂”, ka shkruar Veliu duke publikuar edhe disa fotografi.

Agim Veliu për një mandat ka qenë Ministër i Arsimit dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës. Veliu gjithashtu ka qenë nënshkrues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës./21Media