Dyshja befasohen nga ajo që një fans bëri për ta

Dyshja befasohen nga ajo që një fans bëri për ta

Emrat e njohur të skenës sonë, Mc Kresha dhe Lyrical Son pëlqehen shumë nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare.

Fansat e tyre pa dyshim se janë përkrahësit më të mëdhenj, shkruan rtv21.tv

Për ta shprehur dashurinë ndaj tyre njëri prej fansave ka përdorur një mënyrë jo të zakontë, ai ka vendosur të bëjë tatuazh emrat e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur Lyrical Son me anë të një postimi në Instagram.

Dyshja janë vazhdimisht aktiv me mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit. Mc Kresha dhe Lyrical Son do të performojnë në festivalin “Sunny Hill” që këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë. /21Media