Bigu po pret diçka të madhe

Bigu po pret diçka të madhe

Këngëtarja dhe moderatorja, Besjana Kasami e njohur si “Big Mama”, nuk ka si t’i ikë pyetjeve që kanë të bëjnë me jetën e saj private.

Ajo kohën e fundit ka qenë një ndër këngëtaret më të përfolura në mediat rozë sa i përket pamjes fizike dhe “dështimit” në dashuri. Por, kësaj radhe Bigu nuk heziton të tregojë se kur ka për t’i dhënë fund beqarisë, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja 32-vjeçare iu përgjigj pyetjeve të shumta të fansave në llogarin e saj “Instagram”.

Një ndër pyetjet ishte se kur do të martohet Bigu? Ndërsa kjo e fundit me shumë humor iu përgjigj se është duke e pritur princin me kalë të bardhë e që duket se ende nuk i ka ardhur.

Besjana Kasami ka mbi 140 mijë njekës në llogarinë e saj zyrtare “Instagram”, ndërsa ky rrjet social ditëve të fundit e ka shtuar opsionin “Më pyet diçka” i cili po përdorët shumë edhe nga fytyrat publike./21Media