Aktorja duket mjaft bukur

Aktorja duket mjaft bukur

Serenay Sarıkaya është njëra ndër aktoret e njohura turke, e cila njihet dhe është e dashur edhe jashtë Turqisë.

Te shqiptarët aktorja njihet me rolin e “Jeshimit” nga seriali “Lale”, e cila ka rrëmbyer zemrën e publikut me rolin dhe pamjen e saj.

Përveç si aktore, ”Jeshimi” është pjesë e mediave rozë për shkak të fizikut të saj të mrekullueshëm, por edhe si pjesë e revyve të ndryshme të modës, shkruan rtv21.tv

Ajo ka ndjekës të shumtë në rrjete sociale, për të cilët po tregohet mjaft aktive. E kur jemi te rrjetet sociale, sot aktorja publikoi në instagram tri imazhe të bukura.

Krahas veshjes dhe stilit të veçantë në sy bie një detaj në fustanin e aktores. Ajo ka kapur fustanin e saj me një mbajtëse, e cila te ne gjenë mjaft përdorim.

Serenay apo ”Jeshim” është ndër aktoret më të bukura turke. Ajo është 28 vjeçare dhe përveç aktrimit merret edhe me modelizëm./21Media