Morena aktive

Morena aktive

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku kohët e fundit është pjesë e pandashme e mediave rozë. Ajo po komentohet për stilin, të cilin e ka ndryshuar së fundmi.

Ndërsa, tani ajo ka bërë ndryshimin e radhës. Këngëtarja bukuroshe ka shkurtuar flokët, shkruan rtv21.tv

Ajo në instagram, ku numëron 972 mijë ndjekës sonte ka publikuar një storie, krahas së cilës ka shkruar “Short hair”.

Projekti i fundit muzikor i Morenës është “MISSED CALL”, i cili është publikuar më 20 tetor dhe deri tani në Youtube numëron rreth 109 mijë klikime./21Media