Në emisionin Debat Pernime që transmetohet në RTV 21 mysafir ishin kandidatët për kryetar të Malishevës

Në emisionin Debat Pernime që transmetohet në RTV 21 mysafir ishin kandidatët për kryetar të Malishevës

I pyetur se cili do të jetë ekipi me të cilin do të udhëheqë komunën në 4 vitet e ardhshme, Ragip Begaj i Nismës ka thënë se nuk është i përcaktuar për emrat me të cilët do të udhëheqë, për arsye se e ka një ekip me të cilin punon, por bëri të ditur 1 deri në 3 drejtori do të jenë femra, shkruan rtv21.tv.

Nënkryetari nuk është i përcaktuar sipas tij, pasi ende nuk është biseduar kjo çështje, për atë arsye Begaj nuk ka dëshiruar të japë emra. Sipas tij është e padrejtë që qysh tani të emërohen ekipi, pasi nëse tani jepen 5 emra, 15 të tjerë do të hidhërohen, andaj sipas tij nuk është koha e duhur./21Media