Begaj të hënën në Kosovë

1 min read

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vjen në Kosovë të hënën, në vizitë zyrtare. Ai u ftua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Begajn me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani do të zhvillojë takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media./21Media