Tubën dhe Kenanin do të mund t'i shihni së bashku

Tubën dhe Kenanin do të mund t’i shihni së bashku

Dy aktorët e njohur dhe të dashur turk, Kenan İmirzalıoğlu-n dhe Tuba Büyüküstün-in do të mund t’i shihni së bashku.

Kenani, i cili te ne është bërë i njohur me rolin e “Mehmet Kosovës” nga seriali “Jetë e hidhur” dhe Tuba nga seriali “Nën hijën e blinajës” me rolin e “Filizit” do të bashkëpunojnë për një serial, shkruan rtv21.tv

Sipas mediave turke, kompania “Ay Yapım” pasi ka bërë bashkë aktorin Kivanç Tatlıtuğ dhe Tuba Büyüküstün me serialin “Trimi dhe e bukura”, tani do t’i bashkojë në një serial Tubën dhe Kenanin.

Nuk dihet se kur do të fillojë seriali, por një gjë mund të jetë e sigurt, bashkëpunimi i këtyre dy aktorëve në serial do të jetë i mirëpritur nga publiku, pasiqë dyshja kanë fansa të shumtë në mbarë botën./21Media