Takohen përsëri Kida dhe Getinjo

Takohen përsëri Kida dhe Getinjo

Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi e njohur për publikun si Kida ka disa ditë që po gjendet në Gjermani.

Artistja 21 vjeçare në postimet që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram është parë teksa shoqërohet me Loredanën, gruan e këngëtarit Mozzik, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa mbrëmë, kunati i Loredanës, Getinjo ka postuar një video në Instagram së bashku me Kidën në Gjermani.

Të dy artistët kohë më parë kanë ndarë sukseset së bashku, pasi të dy ishin pjesë e “On Records”.

Se për çka po bëhet fjalë ende nuk dihet. Siç duket do të kemi ndonjë bashkëpunim mes dy artistëve.

Artistët 3 vjet më parë kanë realizuar një projekt së bashku. “ Ku je” titullohet kënga e artistëve e cila deri më tani numëron më shumë se 22 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media