Këngëtaret shkëlqyen në eventin e dizajnerit të tyre

Këngëtaret shkëlqyen në eventin e dizajnerit të tyre

Këngëtarja e njohur e showbiz-it shqiptar, Nora Istrefi po vazhdon t’i mahnitë fansat e saj me bukurinë e saj.

Kohëve të fundit, 33 vjeçarja është përfolur shumë në mediat rozë për ndarjen nga këngëtari, Robert Berisha. Megjithatë bukuroshja po është shumë aktive në rrjetet sociale dhe pjesëmarrëse në evente të ndryshme.

Në ditën e djeshme, ajo ka marrë pjesë edhe në një event të dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti e cila ka shkëlqyer me pamjen e saj, shkruan rtv21.tv.

E veshur me një fustan elegant, ajo vë në pah linjat trupore të saj. Ajo ka rregulluar edhe fytyrën me një grim shumë të veçantë.

Pjesëmarrës në këtë event ishin edhe shumë fytyra të njohura të showbizi-it shqiptar. Njëra prej tyre ishte edhe Elvana Gjata e cila po ashtu ka pasur një kostum të bardhë me një kapele. Cila nga këngëtaret po duket më bukur ? Fotografitë flasin vetë./21Media