Artistet duken fantazi

Artistet duken fantazi

Shkurte Fejza, Gili, Violeta Kukaj dhe Edona Llalloshi janë ndër këngëtaret e njohur dhe mjaft të dashura nga publiku, anë e mbanë trojeve shqiptare.

Përveç marrëdhënieve të mira shoqërore, këngëtaret e mirënjohura të estradës kosovare siç duket do të sjellin së bashku ndonjë këngë. Kjo shihet nga storiet që publikuan sot Edona Llalloshi dhe Violeta Kukaj në instagram, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, Gili në instagram publikoi imazhin e bukur të katërshes së njohur, te cilat duken mjaft bukur. Me fustana të gjatë dhe të rregulluara secila më bukur se tjetra, artistet e njohur duken për mrekulli në fotografinë që publikoi sot Gili në instagram për 92 mijë e 400 ndjekësit e saj.

Kujtojmë që këto ditë kanë nisur edhe xhirimet e programeve të ndryshme muzikore me rastin e festave të fundvitit./21Media