Publikohet kjo fotografi

Publikohet kjo fotografi

Mbrëmë, këngëtaret e njohura shqiptare, Altuna Sejdiu- Berisha, Big Mama dhe Adelina Tahiri-Markov janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Në rrjetin social Instagram, është Big Mama ajo që ka publikuar një fotografi në të cilën ato duket se po kalonin kohë të mirë sëbashku.

Fotografia është shkrepur në koncertin ku Tuna ka performuar mbrëmë, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, “Nuk ma do zemra” titullohet projekti i fundit i Tunës, të cilin e solli në muajin gusht. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani në Youtube numëron mbi 2 milionë klikime.

Big Mama ka kohë që nuk ka sjell projekt të ri muzikor. Kënga e fundit e saj është “Vet me le” e cila është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Ndërsa, Adelina po shijon suksesin e projektit “Përgjithmonë” me të cilin u rikthyer në fillim të muajit korrik./21Media