Bëhen për spital shkak i një mosmarrëveshjeje në komunikacion

Dy persona kanë pranuar tretman mjekësor

Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona në qytetin e Prizrenit, të cilët janë rrahur mes vete.

Sipas policisë shkak i kësaj rrahje ishte një mosmarrëveshje në komunikacion, shkruan 21Media.

Lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button