Komuna: Mostrat janë dërguar për analizë

Komuna: Mostrat janë dërguar për analizë

Për shkak të ngordhjes së pazakontë të peshqve në lumin Mirusha, apelohet tek të gjithë peshkatarët dhe banorët që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, përfshi edhe liqenin në Mirushë, që të mos peshkohet dhe të mos merren peshqit.

Këtë apel e kanë lëshuar sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoria e Inspektoratit në Malishevë dhe shoqata e peshkatarëve sportiv në Malishevë, thuhet në njoftimin e dërguar nga komuna e Malishevës.

“Përderisa organet përgjegjëse të dalin me një deklarim rreth shkakut të ngordhjes së peshqve, apelohet që të mos peshkohet apo të merren peshqit. Në mënyrë të veçantë, kërkohet nga prindërit, që mos ti lejojnë fëmijët që të marrin peshk nga lumi apo piqeni. Mostrat janë dërguar për analizë dhe jemi në pritje të konfirmimit të shkaqeve të ngordhjes së peshqve, prandaj, derisa të dalin analizat dhe derisa organet kompetente të dalin me një përfundim zyrtar, luten të gjithë peshkatarët dhe banorët, të bëjnë kujdes”, thuhet në njoftim.

Komuna është duke i marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të pastrohet lumi po ashtu edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është në proces të analizave të cilësisë së ujit në lumin Mirusha./21Media