Bëhet e ditur dita kur dekretohet Ilir Meta

Ilir Meta me 24 korrik do të marrë postin e presidentit

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka lëshuar dekret për thirrjen seancës së Kuvendit, ku do të betohet presidenti i ri, Ilir Meta.Sipas dekretit kjo seancë do të mbahet më 24 korrik.

“Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017. “, thuhet ndër tjerash në dekret.

Ilir Meta u zgjodh president i Shqipërisë, me 28 prill të këtij viti, me marrë 87 vota pro dhe 2 kundër/21Media

Back to top button