Nëna e dëshpruar dhe zemërthyer përpiqet ta nxjerrë të voglin e saj

Nëna e dëshpruar dhe zemërthyer përpiqet ta nxjerrë të voglin e saj

Lidhja ndërmjet një nëne dhe foshnjës së saj është emocioni më i fortë në tokë, jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët.

Një video e publikuat së fundmi që të thyen zemrën është dëshmi për këtë. Klipi, i cili u bë viral në Kinë tregon një labrador që po përpiqet me dëshpërim të gërmojë për të nxjerrë të voglin e saj nga varri, pasi ai ngordhi dhe u varros nga pronari i tyre.

Këlyshi femër ishte 4 ditësh dhe ishte më i vogli që erdhi në jetë nga 7 të lindurit e qenit labrador i quajtur “Panther”.

Pronari i qenve, Li Lunguang jeton në qytetin Zhumadian në provincën Henan të Kinës qendrore, raporton oranews.