Nisma-AKR mbesin jashtë Kuvendit

Nisma-AKR mbesin jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shpalli rezultatet e Zgjedhjeve Parlamentare të 6 Tetorit.

Kryetarja Valdete Daka bëri të ditur se koalicioni Nisma -AKR – PD nuk ka arritur ta kaloj pragun zgjedhor, pasi ka siguruar vetëm 4.984% të votave.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai tha se ky rezultat nuk pasqyron vullnetin e kosovarëve, por janë të manipuluara.

Rezultatet paraqesin një rezultat të manipuluar që nuk e pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës. Përfshirja në numërimin e votave nga Serbia që janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin dhe të cilat janë plotësuar kryesisht nga një person që përfaqëson Vuçiçin dhe Daçiçin në Kosovë është një skandal dhe një gabim historik. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, shkroi Pacolli në Facebook./21Media