Kaq vjet mbush sot lideri i AKR-së

Kaq vjet mbush sot lideri i AKR-së

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherit edhe biznismeni më i pasur në Kosovë sot feston ditëlindjen e tij të 68-të.

Behgjet Pacolli u lind më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës.

Pacollin si politikan e njohim nga fillet e para të AKR-së në vitin 2005, pastaj si deputet, e në vitin 2011 edhe si President i Kosovës, pastaj si Zëvendëskryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. I pari i AKR-së njeh shumë gjuhë të huaja si: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroatisht, shkruan rtv21.tv.

Përveç angazhimeve politike ai shpesh ndanë me ndjekësi e tij virtual momente të ndryshme nga jeta e tij edhe fotografi familjare.

Ndërsa sot Pacolli ka publikuar një fotografi ku edhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar.

“Sot është ditëlindja ime e 68-të dhe po marrë shumë urime nga të gjitha anët. Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më urojnë. Ju jeni një pjesë e rëndësishme e jetës sime, faleminderit, dhe festofshi gjithmonë edhe Ju!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij “Instagram”.

Kujtojmë se, Pacolli është i matruar me Masha Pacollin, dhe është baba i gjashtë fëmijëve: tri vajzave Arbreshës, Selenës, Hanës, dhe dhe tre djemve Isës, Diarit dhe Armanit./21Media