“Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”

Me blerjen e kostumeve mund t’i ndihmosh familjeve në nevojë

Sot në mesditë mbahet mini-maratona humanitare “Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”.

Ky është edicioni i tretë vrapo babadimër

“A dëshiron ta ndihmosh një familje në nevojë për t’i festuar me gëzim festat e fundvitit? Është shumë e thjeshtë. Eja çdo ditë në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Aty mund të blesh kostumin e Babadimrit dhe numrin pjesëmarrës për mini-maratonën humanitare “Bëhu Babadimër”. Çmimi i kostumit për të rritur 10€euro, për te vegjël 5€ euro ti bëhesh Babadimër dhe i mundëson një familjeje në nevojë të kalojë festat e fundvitit si të gjithë”, thuhet në njoftim.

Mini-maratona humanitare “Bëhu Babadimër” organizohet sot në orën 13:00. Pikënisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”. Sipas organizatorëve në edicionin e tretë do të ketë aktivitete të ndryshme dhe DJ.

Aktiviteti organizohet nga Jusuf Islami dhe OJQ Projekti 5 Cent.

Back to top button