13 milionerë që u bënë të pasur falë një ideje

13 milionerë që u bënë të pasur falë një ideje

Nuk ekziston ndonjë rregull i veçantë për tu bë bërë i pasur. Ndonjëherë edhe idetë më qesharake mund të sjellin sukses, ndërsa ato të planifikuarat për një kohë të gjatë nuk u sjellin gjë krijuesve të tyre.

“Bright Side” sjell listën e 13 njerëzve të cilët u bënë shumë të pasur falë ideve të tyre të thjeshta krativitetit dhe fatit të tyre, përcjell rtv21.tv.

Joy Mangango ka krijuar fshesën e mrekullisë me ujë që mund të përdorur pa u lagur duart. Në vitin 1995 me shitjen e parë ajo arriti shumën e parave 1 milion. Deri në vitin 2015, ajo krijoi edhe shumë pajisje të tjera shtëpiake të cilat rezultuan të sukseshme.

Guy Laliberte ai ishte një artist rruge. Një ditë ai pati idenë të krijonte cirkun e tij të cilin e quajti “Cirku i Diellit”. Ky cirk është i njohur në botë për shfaqjet e tij dhe qysh në debutimin e tij të parë grumbulloi 1 milion. Shumë e parave që i mundësoi Laliberte’s të ishte turisti i parë në hapsirën kozmike.

Richard T James emri i të cilit na sjell nostalgji nga vitet e 90-ta dhe na kujton rrethin spirale të fëmijërisë me plotë ngjyra që ishte krijim i tij. Ai ishte një inxhinier ku gjatë punës së tij, një spirale e tij ra rastësisht në tokë dhe i solli idenë për të krijuar një të tillë por, me më shumë ngjyra në vitin 1943.

Gary Dhal krijoi një gur qeshark i cili filloi si shaka. Idea u pëlqye nga një kompani e re lodrash e cila shiti kopje të shumta. Instruksionet e lodrës përveç se tregonin për përdorimin e saj, tregonin edhe se si duhej të kujdesej për të. Guri lodër i Gary-t u bë përsëri i famshëm në vitin 2012.

Bryson Reese, apo ndryshe babadimri i postës krijoi kompaninë e tij në vitin 2001. Ai gjeti një adresë në Polin e Veriut, në një qytezë në Alaska dhe filloi të iu dërgonte fëmijëve letra me kërkesë të prindërve të tyre. Letrat e i tij filluan të bindnin edhe personat më skeptik për ekzistencën e babadimrit. Shërbimi kushtonte 10 dollarë.

Roni Di Lullo krijoi një palë syze për qentë në vitin 1997. Ideja e tij shiti me miliona kopje të këtyre syzeve. Ai më pas krijoi edhe shumë gjësende të tjera për kafshë shtëpiake.

Khen Ahroni krijoi një dru me dy pjesë të ngjitura dhe e quajti atë “Druri i fatit”. Kjo ide atij i erdhi në festën e falenderimeve nga gjeli i detit në tryezë. Një dru të tillë ai e shiste për 3 dollarë që duhej thyer me dikë tjetër që të plotësohej një dëshirë. Kjo ide e bëri atë milioner.

Jonah White në vitin 1993 krijoi disa dhëmbë artificial ngjyrë të verdhë të cilët mund të bënin çdo njeri të dukej si Billy Bob. Idea e tij krijoi edhe kompaninë e tij të re që shiti 20 milionë kopje të këtyre dhëmbëve në dizajne të ndryshme.

Joe Pelletieri krijoi një lodër peshk që fliste dhe këndonte. Idea e tij erdhi nga një pikturë ngjitur në murin e tij. Joe shtoi në repertuarin e tij një mori këngësh të famshme që peshku i këndonte vetëm me anë të prekjes së një butoni. Ai u shfaq madje edhe në shumë filma.

Gary Clegg krijoi një batanije bluzë që zgjedhi problemin e të gjithë atyre njerëzve të cilët kishin të ftohtë por nuk preferonin të mbanin duart posht batanijes. Kështu filloi edhe kompania e saj në vitin 2005 dhe shiti shumë nga ky lloj me çmim 35 dollarë në ngjyra të ndryshme.

Alex Craig krijoi një patate me mesazhe të gdhenduar mbi të. Patatja dërgohet në mënyrë anonime tek personi që dëshiron dhe shërbimi kushton 10 dollarë. Ka shumë njerëz të interesuar dhe kjo e bënë Alex-in një milioner.

Jason Sadler është krijuesi i kompanisë “Unë vesh bluzën tënde” një ide e vitit 2005. Ai përdori bluza të ndryshme për biznes dhe i veshte ato për një çmim të caktuar. Në fillim fitonte 1 dollar për një veshje dhe punonte vetëm, më pas punësoi njerëz të tjerë. Ai fitoi 5 milionë dollar nga kjo ide më pas e la dhe vazhdoi me një biznes tjetër.

Philp Ozersky i ndodhi rastësisht të bëhej milioner gjatë një ndeshje bejsbolli me një top që kishte vlerë prej 3.5 milionë dollarë. Një pjesë të parave i mori për vete, i bleu shtëpi babait të tij dhe pjesën tjetër e dhuroi për të varfërit./21Media