”Bëhuni të zonjat e të ardhmes tuaj”

Hoxha bëri thirrje që asnjë votë të mos mbetet në shtëpi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka zhvilluar një takim me Degën e Gruas Demokratike të PDK-së edhe në Prizren e Therandë, ku morën edhe Flora Brovina dhe Luljeta Veselaj Gutaj.

Edhe në Prizren e Therandë u potencua se Gruaja Demokratike është fuqishëm e bindur në fitoren e 11 qershorit.

Dhurata Hoxha ka thënë se votimi i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli me numrin 1 dhe kandidateve tjera nga lista e PDK-së, përbën hapin e parë të ndryshimit  dhe për proceset që i duhen vendit.

“Çdo grua duhet të dalë të votojë, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi. Bëhuni pjesë e fitores, bëhuni të zonjat e të ardhmes Tuaj, duke votuar PDK-në, duke i dhënë përgjigje nevojës së pashtyshme për fuqizimin e gruas.#FillimiRi”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, kandidatja për deputete, Flora Brovina  ka folur rreth rëndësisë së daljes në zgjedhje, ndryshimit të historisë së Kosovës nga lidershipi i PDK- së që sipas saj tashmë ka marrë rrugën e zhvillimit ekonomik, me fitoren më 11 Qershor.

“Fitorja e Fillimit të ri, është përgjegjësi e çdo gruaje që do të votojë, që nuk e lë votën e heshtur në shtëpi, që do të jetë pjesë e historisë së re të Kosovës, zhvillimit ekonomik, perspektivës së gruas, të rinisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës.#FillimiRi” ka thënë Brovina./21Media

Back to top button