KV “Skenderaj” fitoi kupën e Federatës së Volejbollit në konkurrencën e femrave në Kosovë

KV “Skenderaj” fitoi kupën e Federatës së Volejbollit në konkurrencën e femrave në Kosovë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim KV “Skenderaj” ku ditë më parë ky klub fitoi kupën e Federatës së Volejbollit në konkurrencën e femrave në Kosovë.

“Sot, prita në takim Klubin e Volejbollit “Skenderaj” në konkurrencën e femrave, të cilat ditë më parë fituan kupën e FVK-së, ditë më parë. Në shenjë urimi për sukseset e tyre ndava një shpërblim në vlerë prej 1.000 euro”, shkruan Jashari në Facebook.

Jashari siguron volejbollistet e “Skenderajt” se përkrahja e komunës që ai drejton nuk do të mungojë për të gjitha klubet sportive dhe gjithë ata që kontribuojnë në përfaqësim sa më të suksesshëm të Komunës së Skenderajt.