Bekim Jashari përkrah nismën e Agim Bahtirit

“Ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përkrah nismën e të parit të Mitrovicës, Agim Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës. Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka shkruar se si institucione lokale do ta përkrahin peticionin për bashkimin e qytetit.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, z.Agim Bahtiri. Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit.”, ka shkruar Jashari.

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës njëzëri ka miratuar një dokument që kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bashkojë qytetin e Mitrovicës, gjegjësisht të ndryshojë kufijtë administrativë të Komunës. Pas këtij vendimi, qytetarët e Mitrovicës kanë filluar nënshkrimin e peticionit përmes së cilit do t’i kërkohet kuvendit të Kosovës ndryshimi i ligjit që, siç u tha do të bëjë të mundur bashkimin e kësaj komune.

Një ndër të parët që e ka nënshkruar ka qenë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Këtë iniciativë sipas Bahtirit e përkrahin shumë të tjerë duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Agim Veliu, Fatmir Limaj e shumë të tjerë./21Media

Back to top button