Jashari në vizitë tek Haradinaj

Jashari në vizitë tek Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari.

Ai e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.

Kryeministri Haradinaj, vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe Familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtet ndërtimin e Kosovës./21Media