Mbahet Konferenca “Nga Tranzicioni deri në Zhvillim”

Mbahet Konferenca “Nga Tranzicioni deri në Zhvillim”

Konferenca e tretë ndërkombëtare “Nga Tranzicioni deri në Zhvillim”, u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore, e cila ka për qëllim që të nxjerr në pah sygjerime të reja për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se kanë filluar një sërë masash për ta përmirësuar gjendjen, por shtoi se pa bashkëpunimin akademikëve kjo gjë është e paarritshme.

“Nëpërmes këtyre konferencave do të dalin ide të reja, sugjerime të reja për mënyrën e politikëbërjes në vend, për mënyrën e marrjes së politikave, pra sugjerime edhe për Ministrinë e Ekonomisë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, por njëkohësisht edhe sugjerime për mënyrën se si do të rrisim bashkëpunimin në vend”, tha Bekteshi.

Ndërsa rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdylmenaf Bexheti tha se kjo konferencë ka karakter ndërkombëtar. Duke shtuar se në këtë konferencë ka një pjesëmarrje shumë të gjerë dhe ka një strukturë laramane të mirë të temave të cilat janë të ndara në gjashtë sesione./TV21