Belegu tha se me humbjen e Gazmendit, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës

Belegu tha se me humbjen e Gazmendit, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës

Ish kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu ka ngushëlluar familjen e basketbollistit, Gazmend Sinanit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme nga një aksident trafiku në Gjakovë.

”Ah bre Gazi!
Ngushellime familjes Sinani!
Ndërron jetë reprezentuesi i Kosovës, Gazmend Sinani
23 qershor 2018
Federata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë njofton opinionin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Në një aksident rrugor që ka ndodhur në Gjakovë, ka humbur jetën reprezentuesi i Kosovës, Gazmend Sinani.
Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.
Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.
Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.
Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.
Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.
Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.
Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarak.
Angazhimi i tij gjatë përgatitjeve për ndeshjet e qershorit ka qenë inspirim dhe motivim për bashkëlojtarët, kurse qasja e tij profesionale dhe shpirti luftarak do të mbeten në kujtim të secilit adhurues të basketbollit”, ka shkruar Belegu.

Përfaqësues i Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë./21Media

Vdiq në një aksident basketbollisti Gazmend Sinani