Belegu: Serbia me paratë tona ka lobuar kundër nesh

Në emisonin “Click” po diskutohet rreth takës 100%

Vendimi e Qeverisë së Kosovës për të ngritur në 100% taksën ndaj importit të produkteve serbe nga Serbia dhe Bonsje Hercegovina, ka ngjallur shumë reagime.

Lidhur me këtë po diskutohet edhe me emisionin “Click” në RTV 21. Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Serbia me paratë tona po lobon kundër nesh, përcjell rtv21.tv.

“ Tregu i Koosvës po iu pëlqen e kanë përqafu edhe e kanë shfrytëzu pak a shumë si të vetin për shkak të CEFTA-së e kanë pasur plotësisht të hapur aq më shumë kanë subvensionu prodhimet e caktuara dhe kjo iu ka mundësuar atyre që, në shpesh e kemi përdorur që me pare tona kushtimisht të lobojnë kundër nesh…”, tha ndër tjerash Belegu.

Sa i përket zbatimit të kësaj takse Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci në një bisedë gjatë edicionit të lajmeve “21 live News”, në RTV 21, tha se prej dje kur është vendosur taksë 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina ka pasur rënie totale të hyrjes së mallrave në Kosovë nga këto dy shtete./21Media

Back to top button