Belegu shpjegon pse u vendos taksa prej 10% për produktet serbe

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për vendosjen e masave në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina

Propozimi  erdhi nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Lidhur me këtë u diskutua sonte në emisionin “Clik” në RTV 21. Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj shpjegoi pse u vendos kjo taksë prej 10% për produktet serbe.

Sipas tij kjo masë do t’i vështirësojë eksportet e Serbisë dhe do e zvogëloj ardhjen e mallit të Serbisë në Kosovë.

“ Do të jetë situmlim për prodhuesit vendor që të rrisin prodhimin e tyre dhe rrjedhimisht nëpërmjet veprimtarisë së tyre të rrisin buxhetin ne Kosovës nëpërmjet rritjes së prodhimit, rritjes dhe pagesës së tatimit dhe pse jo të vije deri tek zvogëlimi i hyrjes së mallit të Serbisë në Kosovë”, tha ndër tjerash Belegu në “Click”.

Masa u vendos për qumështin dhe produktet e qumështit, uji, biskotat, materialet ndërtimore dhe lëngjet e prodhuara në këto dy vende. Por, përjashtohen produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./21Media

Back to top button