Mertens vazhdon me Napolin

Mertens vazhdon me Napolin

Bashkëpunimi mes Napolit dhe sulmuesit belg do të vazhdojë edhe për tri vite të tjera. Dries Mertens ka refuzuar shumë oferta në adresë të tij, për t’i qëndruar besnik skuadrës së Napolit me të cilën edhe ka vendosur ta vazhdojë kontratën.

Me marrëveshjen e re, reprezentuesi i Blegjikës, do të qëndrojë në San Paolo deri në vitin 2020 dhe do të përfitojë rritje të pagës prej 4 milionë eurosh në vit.

Napoli ka vendosur që t’i vë një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh sulmuesin që këtë vit ka realizuar 25 gola në Serie A./21Media