Bella lavdëron këngëtaren e njohur

Bella lavdëron këngëtaren e njohur

Modelja e njohur Bella Hadid, së fundmi ka folur për një periudhë të vështirë të jetës së saj.

Ajo ka treguar se për vite me radhë nuk ka ndjerë siguri në skenë dhe atë e ka fituar vetëm, kur ka sfiluar për firmën e Rihannës, pasi ajo e ka bërë të ndihet mirë në pasarelë.

Rihanna është e mrekullueshme. Për mua, ajo ishte hera e parë që unë u ndjeva me të vërtetë e bukur në një pasarelë. Sepse në fillim kur mora pjesë tek ‘Fenty’, isha duke u marr edhe me spektakle të tjera veshjesh dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më e fuqishme në pasarelë se sa me të brendshmet e markës së saj”, ka treguar Bella.

Gjithashtu modelja është shprehur lidhur me problemet që ka patur me depresionin.

“Kam pasur shumë probleme me shëndetin pak vite më parë. Ndihem fajtore që ndonjëherë bie në depresion edhe pse kam mundësi për të bërë një jetë të mrekullueshme dhe që më jepen shumë shanse. Nuk ka sens. Unë qaja çdo mëngjes, gjatë pushimit të drekës, qaja para se të flija. Isha shumë e pa stabilizuar emocionalisht kur punoja 14 orë në ditë për 4 muaj me radhë kur isha 18 vjeçe. Mendoj se kisha nevojë të merrja pak frymë”, ka përfunduar Bella.

Modelja ka qenë në e pranishme dje në eventin ‘Vogue Fashion Festival’ në Paris.

Kujtojmë se Bella është motra e Anwar Hadid, të dashurit të Dua Lipës./21Media