Bella pëlqen ndryshimin që ka bërë Dua në flokë

Bella pëlqen ndryshimin që ka bërë Dua në flokë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është në lidhje me Anwar Hadid, vëllain e modeleve të njohura Gig dhe Bella Hadid.

Duket se Dua ka marrëdhënie shumë të mira me motrat e dashurit, shkruan rtv21.tv

Bella Hadid së fundmi ka komentuar Duan në një fotografi që ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron 35 milionë ndjekës.

“Këto flokë! Ndalo tani!”– i ka shkruar Bella, shoqëruar me disa zemra, duke lënë të kuptohet se po e pëlqen ndryshimin që ka bërë Dua në flokë.

Ndryshe, Dua Lipa, nesër (e premte), pritet të publikojë projektin e saj të ri “Don’t Start Now”.

Sigurisht adhuruesit mezi po presin të dëgjojnë këngën e re, pasi janë bërë 9 muaj që kur Dua publikoi “Swan Song”, videoklipi i së cilës është klikuar mbi 53 milionë herë në kanalin YouTube./21Media