Për Bella-n shëndeti është suksesi më i madh që ka arritur

Për Bella-n shëndeti është suksesi më i madh që ka arritur

Modelja e njohur botërore, Bella Hadid së fundmi ka bërë një intervistë për revistën “Vouge”, ku është përgjigjur në 73 pyetjet e parashtruara.

22 vjeçarja kur u pyet se çka konsideron si suksesin e saj më të madh në karrierë ajo iu referua shëndetit si dhe gjendjes së saj mendore.

Bella së fundmi ka folur haptazi edhe se si ka arritur që të pranojë vetën ashtu si është edhe përkundër faktit që kryqëzohet nga fansat që është shumë e dobët.

Pavarësisht komenteve negative, modelja është shprehur që nuk është mirë që dikush të përqeshet për trupin. “Duhet të kesh shëndet të mirë mendor kur fillon punën si modele. Kam qenë shumë keq me shëndet viteve të fundit dhe ishte shumë e vështirë për mua të kënaqem me punën që bëjë.”, ishte shprehur modelja.

Gjatë intervistës për “Vouge” modelja gjithashtu është shprehur që i dashur i saj, The Weeknd e bënë të ndihet e lumtur dhe më së miri, shkruan rtv21.tv

Hadid dhe The Weeknd romancën e tyre e nisën në vitin 2015 dhe përkundër disa ndarjeve dhe problemeve në çift ata arritën që sërish të kthehen në krahët e njëri-tjetrit./21Media