Vendimi i Trump ka prekur motrat Hadidi

Vendimi i Trump ka prekur motrat Hadidi

Modelja amerikane, Bella Hadid hapur ka pranuar se sa ka ndikuar politika e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në atë dhe familjen e saj.

Kur presidenti Trump në janar të këtij viti vendosi ndalesën e hyrjes në SHBA për shtatë vende myslimane protestuan mijëra njerëz, ndërsa në mesin e tyre ishin edhe motrat Bella dhe Gigi Hadid.

“Nuk duhet t’i trajtojmë njerëzit e nacionaliteteve tjera që të sillesh sikur nuk e meritojnë mirësinë. Kjo, thjesht, nuk është në rregull”, ka thënë Bella.

Disa muaj më vonë, modelja e popullarizuar flet ende për këtë temë. Vendimi i Trump direkt prekin edhe motrat Hadidi, pasi babai i tyre Mohamed Hadid është mysliman dhe ishte refugjat kur për herë të parë erdhi në SHBA.

“Gjithmonë ishte religjioz dhe lutej me ne. Jam krenare që jam myslimane”, përfundoi Hadid./21Media