Bellerin pranon ofertën e Barcelonës

Një lëvizje shumë e dëshiruar nga katalunasit duket se është më afër se kurrë

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit Hector Bellerin i ka thënë Barcelonës se është i gatshëm të transferohet në Camp Nou gjatë kësaj vere, shkruan rtv21.tv.

Sipas emisionit La Graderia në radion SER Catalunya, Bellerin ka pasur një takim të fshehtë në Londër me drejtuesin sportiv të Barcelonës Robert Fernandez, për t’ia bërë të qartë ish klubit të tij se është i gatshëm për tu rikthyer atje./21Media

Back to top button