Bellerin takim të fshehtë me Barcelonën

Hector Bellerin e ka informuar Barcelonën se është i gatshëm që të largohet nga Arsenali gjatë verës – njoftojnë mediat spanjolle

Radio SER Catalunya ka njoftuar se 22-vjeçari është takuar me drejtorin sportiv të Blaugranëve, Robert Fernandez, në Londër para pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve.

Dhe gjatë takimit thuhet se lojtari e ka njoftuar drejtorin e Barcës se është i gatshëm që t’i japë fund qëndrimit në Emirates dhe të shkojë në Camp Nou.

Bëhet e ditur se largimi i tij do të lidhet ngushtë edhe me largimin eventual të trajnerit Arsene Wenger, nëse francezi vendos të largohet në fund të sezonit.

Në javën e kaluar, Bellerin nxiti spekulime të mëdha se mund të shkonte drejt Barcelonës duke pranuar se do të ishte vështirë që t’i refuzonte katalunasit në rast të ofertës.

“Cilido lojtar në botë do të ishte i entuziazmuar nëse Barca interesohej për të, është gjë e këndshme që të përmendesh nga Barcelona”, kishte thënë ai për Cadena SER.

Bellerin  ka qenë pjesë e Akademisë së Blaugranëve (2003-2011), ndërsa te Arsenali është transferuar në vitin 2011./21Media

Back to top button