“Ka qenë e vështirë”

“Ka qenë e vështirë”

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin e ka pranuar se që nga rasti i Xhakës, ekziston një ndarje në dhomat e veshjes te Arsenali.

Futbollisti kosovar nuk ka luajtur me fanellën e “topçinjve” që nga incidenti ndaj Crystal Palace, ndeshje në të cilën ai shau tifozët.

Bellerin ka thënë që e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin është të qëndrojmë së bashku.

““Ka qenë e vështirë përballja në dhomat e veshjes me situatat pas ngjarjeve që ndodhën. Unë mendoj se mënyra e duhur është të pranojmë kush jemi, çfarë kemi, të qëndrojmë të bashkuar, të mbështesin njëri-tjetrin dhe kjo është mënyra me të cilën mund t’i arrijmë qëllimet tona”, ka thënë ai për The Sun.

Edhe pse nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se Xhaka mund të rikthehet në ndeshjen e së shtunës./21Media