Në vitin 2017, marka u ble nga kompania private britanike Petrochemicals group Ineos

Në vitin 2017, marka u ble nga kompania private britanike Petrochemicals group Ineos

Marka tradicionale Belstaff u kthehet rrënjëve të veta me nxjerrjen e koleksionit të ri ‘Made in UK’ gjatë ditës së fundit të Javës së modës për meshkuj në Londër.

Prezantimi për të dy gjinitë Vjeshtë-dimër paraqiti një linjë të re të xhaketave nga pambuku dhe lëkura të biçiklistëve për çfarë marka është e njohur. Modelet prezantuan edhe xhaketa parka, të aviatorëve dhe të terrenit.

Një seleksion i xhaketave ‘Trialmaster’ nga arkiva e markës ishte po ashtu i ekspozuar për të kremtuar 70 vjetorin e xhaketës ikonike me katër xhepa. Artikulli ishte krijuar në mënyrë origjinale për të mbrojtur nga moti i ashpër në Scottish Six Days Trials.

Delphine Ninous, drejtoreshë kreative e markës që nga viti 2016, i tha Reuters se ajo deshi që të krijonte veshje Belstaff për të gjitha kushtet e motit.

“Kështu desha të krijoja diçka që është më e lehtë, elastika, e papërshkueshme nga uji, por edhe që përshtatet më miri ndaj kushteve klimatike siç zhvillohet edhe Belstaff. Nuk qendërzohet vetëm në Britaninë e Madhe, por është vërtet ndërkombëtare. Pra, për të gjetur diçka që funksionon në Tokio, në Nju Jork, kudo.”

E themeluar në vitin 1924 në Angli, Belstaff ka një linjë të jashtëzakonshme të klientëve për xhaketat e veta për motoçiklistë, përfshirë aviatorin britanik pionier Amy Johnson, Laurensi nga Arabia dhe Che Guevara, si dhe Steve McQueen. Kohët e fundit, ylli i futbollit David Beckham ka qenë promovues i markës.

Në vitin 2017, marka u ble nga kompania private britanike Petrochemicals group Ineos që shënoi kthim në prodhimin në Britaninë e Madhe./21Media